Armando Sadiku shënon gol me vlerë 3 pikë për Legian (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, ka realizuar gol sot me Legian e Varshavës përballë ekipit Zagleibe Lubin, ndeshje që përfundoi me rezultat 2:1 në favor të nikoqirëve të Legias.

Serinë e golave e hapi pikërisht bomberi kuqezi në minutën e 57′ duke i dhënë epërsinë Legias. Pas 6 minutave mesfushori Sebastian Szymanski dyfishoi rezultatin për vendasit, ndërsa golin e vetëm për Zagleibe e realizoi Starzynski nëpërmjet një 11-metërshi në minutën e 93′.

Aktualisht Legia e Varshavës renditet në pozitën e tretë me 13 pikë të grumbulluara./Shqiperia.ch


About the author

GALERIA