You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Armand Duka: Historitë me fëmijë Maradona që nuk merr Shqipëria, janë legjenda urbane

Armand Duka: Historitë me fëmijë Maradona që nuk merr Shqipëria, janë legjenda urbane

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në UEFA. Ai mori një vend në Komitetin Ekzekutiv, organin më të lartë të futbollit dhe kjo është padyshim një fitore e sportit shqiptar në tërësi.

Gjatë një interviste dhënë për “ABC News”, Duka ka folur edhe rreth suksesit të arritur në UEFA. Gjithashtu është diskutuar edhe në lidhje me përzgjedhjet që bën kombëtarja shqiptare, ku vendoset theksi se asnjë “Maradona shqiptar” nuk lihet pa thirrur nga ana e Shqipërisë. Pasi aty është një staf i gjithi teknik që vendos mbi talentet e së ardhmes dhe thirrjet e tyre, e jo një individ i vetëm.

“Para se të shkoj me ia thënë votuesve ia kam bërë këtë pyetje vetes. Ia kam bërë këtë pyetje disa njerëzve të mi rreth e rrotull. Më thuaj tre arsye pse njerëzit duhet të më votojnë mua dhe me këto tre arsye që unë kam menduar që pse duhet të më votojnë kam shkuar dhe kam kërkuar që të më mbështesin. Tre arsyet që kam kërkuar të jem: eksperienca që unë kam në drejtimin e FSHF dhe duke qenë anëtar dhe drejtues në disa komisione në UEFA dhe në FIFA. Europa përbëhet nga shumë vende dhe ka nevojë Komiteti Ekzekutiv që të ketë në përbërjen e tij përfaqësuesin e një vendi specifik apo të vogël

Mbështetja ime ka qenë nga të gjitha rajonet, kryesisht nga Europa Qendrore. Të gjithë vendet e mëdha, duke filluar nga Anglia, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Austria, Hungaria, Polonia, vendet nordike më kanë mbështetur pothuajse të gjithë. Vendet nga ish-Bashkimi Sovjetik kanë pasur një lloj skepticizmi ndofta dhe sepse nuk e njohin shumë mirë Shqipërinë, nuk e njohin shumë mirë realitetin

Ky nuk është votim politik, është votim sportiv. Marrëdhëniet me të gjitha federatat janë korrekte. Luajmë kundër njëri-tjetrit. Hyjmë në fushë që të fitojmë kundër njëri-tjetrit. Ka një lloj solidariteti dhe vendet e rajonit në përgjithësi kanë qenë pozitive, e kanë mbështet kandidaturën time.

Selektimi sot nuk bëhet nga një indidvid. Selektimi bëhet nga i gjithë stafi teknik i Federatës së Futbollit dhe sot e them me bindje, në edicionin që jemi, që nuk ka shans që të selektohet një njeri që nuk e meriton. Të gjitha të tjerat që fëmija im është si Maradona por nuk e thirrin janë legjenda urbane. Është i gjithë stafi, të gjithë trajnerët, drejtori teknik bashkë me ta, të cilët shkojnë në fushë, japin vlerësimet individuale të pavarur nga njëri tjetri pa ia ditur emrin lojtarit, vetëm me numra”, u shpreh Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top