Arlind Ajeti ka gjetur vendin e tij te Krotone: Lideri i ri i skuadrës

Arlind Ajeti duket se ka gjetur më në fund një ekip ku i gjithë talenti i tij del më së miri në pak.

Nëse te Torino ai nuk kishte besimin e trajnerit Mihajloviç që me gabimin më të vogël që bëri në fushë, te Krotone, trajneri Nikola i beson verbërisht futbollistit të përfaqësueses shqiptare të cilin e kërkoi me ngulm gjatë verës.

Paraqitjes jo bindëse ndaj Atalantës, Ajeti iu përgjigje me një ndeshje thuajse perfekte kundër Beneventos, në takimin e fituar 2-0 kundër rivalëve direkt për mbijetesën në Serinë A.

Vetë futbollisti ka shpjeguar për faqen e klubit se tani ka gjetur qetësinë dhe ndjehet pjesë e skuadrës dhe kjo është arsyeja se pse po jep më shumë.

“Jemi shumë të lumtur për tri pikët e para të sezonit, por duhet të punojmë ende dhe të shohim drejt sfidës kundër Spal. Ajo është një skuadër e cila është paraqitur mjaft mirë kundër emrave të mëdhenj të kampionatit. I kemi parë ndeshjet e tyre ndaj parashikoj se nuk do të jetë një sfidë thjeshtë.

Ne u treguam të aftë kundër Beneventos duke bërë gjithçka që na ka kërkuar trajneri. Si e ndjej veten këtu te Krotone? Shumë mirë, është si të jesh në një familje.

Në këtë qytet ka edhe detin dhe njerëzit janë shumë të qetë”, tha Ajeti.

About the author