Arkitekt europian, faqja zyrtare e “MLS” elozhe Hykës

“San Hoze Wrthkuejks ka një plan të qartë në kupë: Merr topin, shëno gola dhe argëtohu. Kush mendon se mund të jetë e vështirë për t’u realizuar, gabohet ose nuk e ka parë ende Jahmir Hykën dhe Dani Hoesen”, e tillë është hyrja e shkrimit që ka bërë faqja zyrtare e kampionatit amerikan të futbollit “MLS.com” në një analizë dedikuar skuadrës amerikane.

Gjithashtu faqja zyrtare e kampionatit u ka bërë jehonë dy futbollistëve që janë transferuar nga Europa drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të ardhur së fundmi nga Europa, dy ndërmjetësit kryesorë për të bërë të mundur shënimin e golave, Hyka dhe Dani Hoesen janë dy arkitektët e San Hozesë që ideojnë dhe vënë në zbatim siç duhet idetë për ta bërë skuadrën fituese, por edhe argë- tuese me lojën e saj”, vijon shkrimi në “MLS.com”.

“MESI SHQIPTAR” – Mesfushori i Kombëtares ka marrë të tjera elozhe, që nga momenti i parë kur është transferuar drejt Amerikës. Një prej tyre është edhe etiketimi që e bën të ngjashëm me “Pleshtin” e Barcelonës dhe Argjentinës.

“Është një lojë mjaft e thjeshtë. Kur e ke topin dhe krijon raste, mundësitë për të shënuar shtohen.

Nuk është shumë e komplikuar”, deklaron Hyka, të cilin e etiketojnë si “Mesi shqiptar” për mjeshtërinë e përdorimit të topit.

About the author