You are here
Home > Futboll Bota > Argjentina lë jashtë “Argjentinën”

Argjentina lë jashtë “Argjentinën”

Boterori i Rusi 2018 ishte një “mace e zezë” për kombëtaren e Argjentinës. Skuadra seleçao doli kokë poshtë nga kompeticioni më i madhë botëror, por si duket drama argjentinase nuk ka përfunduar me kaq.

Protagonist është po i njejti, Leo Mesi, shpirti që mban gjallë ende amerikanojugorët. Mediat argjentinase raportojnë se ka pasur biseda telefonike të shumta mes kombëtares dhe Mesit për një pushim të sulmuesit në dy ndeshjet miqësore mes Guatemalës dhe Kolumbisë.

Aq shumë i kritikuar në botëror, Mesi shtyn akoma edhe më tepër zemërimin e tifozëve bardhë e kaltër. Këta të fundit druhen se ylli i tyre ka marr sërish një hap drejt largimit përfundimtar nga Argjentina gjë e cila është formë e përsëritur nga sulmuesi i Barcelonës.

Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me lajmin e publikur dhe pritet që gjithçka të qartësohet ditët në vijim.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top