Anketë e re: BESA gati është barazuar me BDI-në, LSDM i afrohet VMRO-së

Të premten në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma pritet të publikohet një anketë e re e realizuar nga Brima Galup, raportojnë mediume në gjuhën maqedonase.

Duke e paralajmëruar anketën, këto mediume shkruajnë se rejtingu i Lëvizjes BESA gati është barazuar me rejtingun e BDI-së, kurse te maqedonasit LSDM-ja ngec vetëm dy për qind pas VMRO-DPMNE-së, transmeton Gazeta Lajm.

Parashikimet e ekspertëve thonë se me këtë tempo, deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit edhe Lëvizja Besa do ta tejkalojë BDI-në, por edhe LSDM do ta tejkalojë VMRO-DPMNE-në.

Në ndërkohë qarqe proserbe në Maqedoni janë duke bë presion të madh, që para publikimit të ndryshohen pak a shumë rezultatet e kësaj ankete, së paku sa i përket kampit politik shqiptar.

About the author