You are here
Home > Futboll Bota > Ankesa për festimin e Murinjos? Simeone nuk ndryshon, e tepron ndaj Juventusit (VIDEO)

Ankesa për festimin e Murinjos? Simeone nuk ndryshon, e tepron ndaj Juventusit (VIDEO)

Pasi Manchester United do të fitonte ndaj Juventusit në grupet e “Champions League”, festa e Murinjos do të merrte vëmendjen kryesore. Me dorën te veshi, trajneri portugez ironizonte tifozët e bardhezinjve.

Menjëherë do të ishte Bonuçi që do të përpiqej të ndalonte Murinjon, duke i thënë se po e tepronte. Por nëse ai rast do të quhet i tepruar, atëherë fjalët janë të tepërta për festimin e Simeones. Atletiko Madridi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj JuventusiT, në takimin e luajtur gjatë mbrëmjes së sotme.

Festimi i Simeones ka dalë përtej limitive, duke zgjedhur një festim që do të shkaktojë shumë polemika, ashtu siç do të bënte edhe vite më parë si futbollist i Lacios. Një shpërthim ky i ardhur menjëherë pas golit të parë, ndërsa VAR-i i kishte hequr golin dhe një penallti spanjollëve. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top