Amir Rrahmani firmos me Dinamo Zagreb

Amir Rrahmani te Dinamo e Zagrebit. Ish mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare që pak ditë më parë bëri publik vendimin për të luajtur me Kosovën në rang përfaqësuesesh, bën një hap vërtet cilësor në karrierën e tij duke u transferuar në një nga klubet më të fuqishëm të Ballkanit. 22 vjecari konfirmoi nëpërmjet faqes së tij në facebook transferimin te klubi që dominon futbollin kroat nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook ku shfaqet me fanellën e re ndërsa shkruan, “Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe me te madh me ballkan,
Falenderoj publikisht RNK Split per nje vit te shkelqyer te kaluar aty.”

Transferimi i Rrahmanit te Dinamo e Zagrebit vjen pas një sezoni të shkëlqyer për të në kampionatin kroat me RNK Split, skuadër me të cilën firmosi për 4 vjet verën e kaluar duke u transferuar nga Partizani që humbi një shans të mirë me futbollistin nga Prishtina pasi nuk kishte arritur të nënshkruante rinovimin e kontratës duke e humbur kështu me parametra zero. Split besohet se ka fituar plot 1.6 milionë euro nga shitja e Rrahmanit, duke përsëritur kështu një goditje në dalje si me Sokol Cikalleshin i cili ishte shituar më parë nga ky klub për 1.8 milionë euro te Istanbul Basaksehir në Turqi. Me Dinamon e Zagrebit Rrahmani do të ketë mundësinë për të treguar vlerat në një vitrinë të madhe si Champions League, ku kroatët janë shortuar në grupin H me Juventusin, Olimpikun e Lionit dhe Seviljan

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply