Amir Abrashi kundër VAR, nuk e pëlqen teknologjinë

Në të gjithë kampionatet europiane, përdorimi i video-asistentit (VAR) po komentohet mjaft pozitivisht pasi ka zgjidhurshume situata dyzuese, por per nderkombetarin Amir Abrashi, përdorimi i teknologjisë ka shëmtuar ndeshjet dhe i ka ngadalsuar ato.lojtari i Fraiburgut nuk ka ngurruar ta shprehë hapur opinionin e tij.

“Është një dreq… i madh, nuk më pëlqen aspak. Me video-analizë çdo gjë është e ngadaltë dhe çdo faull duket shumë më i rëndë.

Ravet nuk dëshiron t’i thyejë këmbën, ai është djalë i mirë. Kjo me video është një m… i madh”, ishte komenti i Abrashit për të përditshmen gjermane “Kicker”.

Ai i referohej episodit të fundjavës në ndeshjen Fraiburg-Borusia Dortmund, ku shoku i tij i skuadrës, Ravet, u ndëshkua me të kuq pas një faulli kundër Shmelcer, të cilin gjyqtari e vlerësoi fillimisht si të denjë vetëm për karton të verdhë.

“Me 10 lojtarë ishte shumë më e vështirë ndaj një skuadre të tillë. Por e dinim se duke punuar në mbrojtje mund t’ia dilnim, gjëja kryesore ishte të mos pësonim”, tha Abrashi i cili luajti 90 minuta në barazimin 0-0.

About the author