You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Alioski dhuratë në restorantin që e larguan nga gjuha shqipe: Për inat të tyre!

Alioski dhuratë në restorantin që e larguan nga gjuha shqipe: Për inat të tyre!

Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Alioski, ra pre e racizmit në vendin që e përfaqëson, teksa në “Prilep” e largon nga lokali pasi e dëgjuan të fliste gjuhën shqipe. Një skenë e turpshme dhe e gjitha për t’u evituar, teksa kamarieri nuk e njohu lojtarin, duke kërkuar largimin e tij. Pronari i atij biznesi e ka kuptuar se bëhet fjalë për futbollistin e Maqedonisë së Veriut, teksa ka dalë dhe kërkuar falje.

Megjithatë Alioski vendosi të largohej së bashku me familjen e tij. Një tjetër gjest simbolik do të vinte më pas, atje ku sulmuesi i Lidsit, ka shkuar sërish në të njëjtin restorant për t’i dhuruar një fanellë pjesëtarëve të atij restoranti: “Kjo ishte për inat të tyre, për inat të urrejtjes së tyre”, shprehet i buzëqeshur Alioski. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top