You are here
Home > Kombëtarja > Aliji për t’u vlerësuar, trajneri del nga binarët pas dështimit: Le të luajnë brenda familjes tani!

Aliji për t’u vlerësuar, trajneri del nga binarët pas dështimit: Le të luajnë brenda familjes tani!

Naser Aliji u konsiderua si një blerja më e mirë e janarit për skuadrën e njohur rumune, Dinamon e Bukureshtit. Megjithëse kishte disa muaj që kjo e fundit e kishte marrë mbrojtësin shqiptar, dëmtimet nuk po e lejonin Alijin të jepte më të mirën.

Dy ndeshjet e para të futbollistit shqiptar në kampionat dhe dy fitore për Bukureshtin. Por seria pozitive do të ndalej ditën e sotme, pas asaj humbje me rezultatin 1-2 ndaj Botosanit. Për 90 minuta ka luajtur Naser Aliji në këtë ndeshje, ku mbetet për t’u vlerësuar niveli i treguar në fushë.

Megjithatë nga ana tjetër Dinamo e Bukureshtit ka dështuar përfundimisht, sepse me këtë humbje e ka të pamundur Play-Offin për të vazhduar ndeshjet me kreun e kampionatit rumun, por do të luajë me vendet e fundit. Tërësisht i nervozuar dhe i dalë nga binarët dukej trajnerit Rednik në konferencën për shtyp. Madje duke pretenduar edhe një komplot mes tre ekipeve rumune, për të nxjerrë jashtë loje Dinamon e Bukureshtit.

“Të gjithë ishin të lumtur pasi humbëm ne. Shumë mirë, pasi do të luajnë brenda familjes tani. Do jetë një treshe e tillë aty(referuar Steauas së Bukureshtit, Astras dhe Botosanit). Unë gjithashtu e pashë edhe ndeshjen mes Klujit dhe Astras. Nuk kishte asgjë për t’u nuhatur, por për qëndrimin e lojtarëve dhe diskutimet që kishte para dhe pas ndeshjes”, u shpreh Rednik që nuk ka lënë pa sulmuar edhe arbitrat në kampionatin rumun. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top