You are here
Home > Kombëtarja > Aliji jep intervistën e jetës: E si mund ta harroj babain tim? Mrekullia që kërkova nuk më erdhi

Aliji jep intervistën e jetës: E si mund ta harroj babain tim? Mrekullia që kërkova nuk më erdhi

Naser Aliji, përveçse është një lojtar me aftësi të mëdha, është një njeri pikësëpari me vlera të jashtëzakonshme. Teksa babai gjendej në ditët e fundit të jetës pasi ishte i prekur nga kanceri, mbrojtësi shqiptar as që e mendoi dy herë për të braktisur karrierën e tij si futbollist dhe për t’i ndenjur më afër.

Asokohe lojtari i Kombëtares zgjodhi të luante me një ekip amator të Zvicrës, vetëm sa për të qënë në fushë dhe mbi të gjitha, për të pasur afër prindin e tij. Humbja e të dashurit ndodhi, por Naser Aliji kurrsesi nuk mund ta harroj gjithçka ka ndodhur. Në një intervistë dhënë së fundmi në mediat rumune dhe e nxjerrë për herë të parë nga “Shqiperia.ch”, Aliji jep ndoshta atë që mund të quhet intervista e tij e jetës, pasi transmeton aq shumë mesazhe.

“Gjëja më e vështirë për të bërë ishte përshtatja me jetën time pa babain, e humbëm atë në shtator të vitit të kaluar dhe tani nuk jam shëruar plotësisht, ishte goditja më e vështirë që kam marrë nga jeta. Gjithmonë kam thënë, që më duhet të rifilloj, që unë duhet ta pranoj realitetin, sado i ashpër të jetë. Por kush mund ta detyrojë mendjen, shpirtin, të pranojë vdekjen e parakohshme të një prindi ?!

Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të pranojë këtë, unë nuk do ta kalojë në këtë moment, pasi shënoi ekzistencën time. Mirë, jeta ime vazhdon, por nuk dua ta harroj babin, gjithmonë ka një vend në zemrën dhe mendjen time.

Nuk ishte një vdekje që erdhi natyrshëm, kishte kancer dhe nuk mund të trajtohej. Edhe nëse e dini se do të ndodhë, nuk mund të thuash se është më e lehtë. Gjithmonë kam dashur një mrekulli që nuk erdhi. Çdo ditë mendoj sesi do të ishte që të kaloja kohë me babain tim tani. Unë jam i gëzuar vetëm sepse kam qenë në gjendje ta shoh atë në momentet e tij të fundit, të jem me të në momentet e fundit të jetës së tij. Unë kam lehtësuar dhimbjen time, nëse mund të them kështu.

Gjëja që është e rëndësishme dhe nuk duhet të mbarojë: “të respektojmë prindërit, mbi të gjitha, për të mësuar prej tyre. Dhe, mbi të gjitha, dëgjoni ato për aq kohë sa ju keni mundësinë të keni dikë që të mësojë dhe të dëgjojë. Fëmijët e sotëm duhet të respektojnë të moshuarit më shumë. E shoh këtë në TV. Kur isha i ri, nuk kisha pajisje, para, vetëm kisha top dhe ëndërr, të luaja futboll dhe të bëhesha dikush. Unë mendoj se në kohën e elektronikës dhe mediave sociale, respekti dhe ambicia për të ndjekur ëndrrat tuaja janë humbur.

Babai im gjithmonë më mbështeti dhe më mësoi të bëja dallimin mes të mirës dhe të keqes, dhe e dëgjova. Është e trishtueshme që disa fëmijë nuk mësojnë nga prindërit e tyre. E gjej me fat veten që nuk kisha telefona dhe mjete të tjera teknologjike”, ka thënë Aliji. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top