You are here
Home > Futboll Bota > Alidema debuton si Vedat Muriqi! Dy gola me të parën, lojtari që kaloi jetën në një skenar filmi

Alidema debuton si Vedat Muriqi! Dy gola me të parën, lojtari që kaloi jetën në një skenar filmi

Një debutim fantastik ka ardhur edhe për Festim Alideman, që ashtu si Vedat Muriqi, arriti të shënonte dy gola në takimin e parë të zhvilluar me Slaven Belupon. Për shkak të një problem me dokumentat, futbollisti shqiptar u paraqit me skuadrën e dytë dhe në miqësoren ndaj Zalaegerszeg, i tregoi të gjithë aftësitë e tij.

Ndërkohë prezantimi me skuadrën kroate kishte ardhur vetëm pak ditë më parë. Flasim pikërisht për Alideman, njeriun që jetën e ka kaluar në bazë të një skenari filmi. Ai humbi gjithë familjarët e tij pasi po shkonin me makinë në një dasëm, atje ku duhej të gjendej edhe vetë futbollisti, por që u largua për shkak të një angazhimi me futbollin. Vetëm vëllai i vogël arriti t’i shpëtonte atij aksidenti automobilistik, me dhimbjen e madhe që për Alideman u kthye në forcë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top