Aldin Aliu, talenti shkupjan i Vintertur që synon të bëhet si Xhaka e Shaqiri

Futbolli pa dyshim se është një ndër sportet më të dashura tek fëmijët. I tillë është rasti edhe shkupjanin e talentuar të Vintertur, Aldin Aliu, një 11-vjeçar i cili me cilësitë e tij dhe atë që po tregon në fushën e futbollit po habit edhe zviceranët.

Ai me futboll kishte filluar të merret në vitin 2013-të, duke qenë pjesë e skuadrës së Phonix Seen, ndërsa falë talentit të tij, ai shumë shpejt ra në sytë e drejtuesve të Vintertur.

Ai është një ndër futbollistët më të dalluar te kjo skuadër, ndërsa ëndërron që një ditë të arrijë të luajë edhe për dy skuadrat më të mira në Botë, Real Madridin dhe Barcelonën.

“Jam ende i ri, por lus Allahun të mos e humb dashurinë dhe vullnetin që kam për momentin për futbollin. Të më mbroj nga lëndimet, të kem shëndet dhe me shumë punë dhe përkushtim, por kuptohet edhe me pak fat të arrijë kulmin në karrierën time, e që një ditë të mund të luaj për Realin e Madridit apo Barcelonën. E di se më pret një rrugëtim i gjatë, por siç ceka edhe më herët me dashurinë dhe vullnetin që kam për futbollin dhe vetëm me punë, shpresoj që një ditë këtë ëndërr ta bëjë realitet” – tha djaloshi me origjinë nga Haraçina e Shkupit, Aldin Aliu, i cili me 30 shtator mbushi 11 vite.

Ai si shumë futbollistë të tjerë shqiptarë ka fatin që të luaj në Zvicër, ndërsa kur janë në pyetje futbollistët shqiptarë, ai preferon dy emra.

“Nga futbollistët shqiptarë më pëlqejnë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Janë dy super futbollistë, tek të cilët unë marrë modul se si të rritem më tej gjatë karrierës sime. Shpresoj të kem fatin e tyre, duke pasur parasysh se edhe ata në tregun evropian depërtuan përmes futbollit zviceran, që vërtetë është një burim i talentëve të futbollit, e në veçanti atij shqiptarë” – thotë enkas për “infOSport.mk” talenti shqiptarë, Aliu.

Ndërkohë kur janë në pyetje futbollistët e huaj, ai si shumica e fëmijëve pëlqen dyshen, Messi – Ronaldo.

Pikërisht kjo dyshe është një arsye edhe më e madhe që të rinjët po dashurojnë futbollin, ndërsa është fat edhe për gjithë ne që po shijojmë cilësitë e këtyre dy yjeve të futbollit botëror.

Të shpresojmë se një ditë edhe Aldini do na përfaqësoja neve si komb në arenën ndërkombëtare duke qenë pjesë e skuadrave më të fuqishme evropiane, ndërsa për një gjë të tillë përveç cilësive që posedon garancë janë edhe ndeshjet e shumta si dhe titujt që ky djalosh po i rrëmben si pjesë e Vintertur.

Ai si pjesë e kësaj skuadre ka pasur mundësinë që të luaj ndeshje të shumta ndërkombëtare ndaj talentëve të njohur të Liverpullit, Bajern Munihut, Borusia Dortmundit, Çelzit, e shumë e shumë skuadrave të tjera të njohura evropiane, përmes të cilave ndeshjeve Aldini dita ditës po rritet në një futbollist shumë të suksesshëm, i cili në intervistën me ne nuk harroi pa përmendur edhe trajnerin aktual të FC Shkupit, njeriun e palodhshëm, Ferdi Ismailin, i cili gjithnjë kur ai vjen në pushime në Shkup punon me të, për të mbajtur atë në formë: “Një falemenderim të veçantë për Ferdi Ismailin. Çdoherë që vi në vendlindje nuk mungon përkrahja e prof. Ferdi Ismaili, i cili më mdihmon në hapat e duhur për të ecur përpara në karrierën time”. /Infosport.mk

About the author