Albian Ajeti shënon dhe i dhuron 3 pikë skuadrës se tij (video)

St. Gallen ka fituar sot në transfertë ndaj Thun, dhe meritë për këtë kanë padyshim dy sulmuesit shqiptarë që luajnë për këët skuadër.

Albert Bunjaku, i cili e nisi ndeshjen nga minuta e parë, kaloi në avantazh zviceranët në minutën e 49-të, por rivalët barazuan vetëm një minutë më pas.

Fatet e ndeshjes i vendos Albian Ajeti i cili debuton në këtë ndeshje me St. Gallen, teksa u fut në lojë në minutën e 76-të dhe vetëm disa minuta më pas, në të 83-ën arriti të realizojë golin me vlerën e tri pikëve.

Bundesliga 2 – Sot u luajtën disa ndeshje të kësaj kategorie në Gjermani, teksa nga minuta e parë e nisën dy lojtarë shqiptarë: Veton Berisha me Grojter Fyrterin dhe Leart Paqarada me Sandhauzen.

Ky i fundit luajti 90 minuta në barazimin 0-0 që skuadra e tij mori në shtëpi ndaj Hajdenhajm.

Grojter Fyrti mundi 1 – 2 në transfertë Nurnbergun e Alushit i cili mungoi pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit me Bohum. Berisha e nisi si titullar dhe dha asistin e golit të dytë për skuadrën e tij në minutën e 54-t. Në minutat shtesë për Grojterin u aktivizua edhe sulmuesi Ilir Azemi.


Ali Ajeti – GOAL – Thun 1-2 St. Gallen 20.09.2016 by ushtria-Clirimtare-e-kosoves-uCk

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply