You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Alban Bushi shpërthen: Ku po shkon Greqia me shqiptarët? U bëra i çmendur për Durmishajn

Alban Bushi shpërthen: Ku po shkon Greqia me shqiptarët? U bëra i çmendur për Durmishajn

Alban Bushi ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat greke gjatë ditës së sotme, duke folur hapur për gjithçka ka ndodhur në kohët e fundit te Shqipëria. Bëhet fjalë për ato çështje që e lidhin Kombëtaren tonë me Greqinë, ndërsa disa futbollistë shqiptarë po zgjedhin pikërisht fqinjët tanë.

Pyetja e madhe që trajneri i U-21 tonë ngre në mediat greke, është fakti se kjo Kombëtare e ka humbur identitetin e saj, duke kërkuar kaq shumë lojtarë të huaj. Kjo pasi ka edhe raste të tjera, me lojtarë si Vrushaj dhe Bullari, që ekziston si mundësi që të luajnë edhe për helenët.

“Durmishaj ka qënë pjesë e Shqipërisë U-21 për dy vite. Kam folur shumë herë më këtë futbollist. Është një djalë dhe futbollist i mirë. E vërteta është se u bëra i çmendur kur mësova se ai zgjodhi Greqinë. Unë i di gjërat sesi janë aty. E di shumë mirë se këta lojtarë e kanë ngrënë bukën në Greqi, por zemrën e kanë shqiptare.

Nuk e kuptoj sesi këta lojtarë mund të veshin fanellën e Greqisë. Zemra e tyre duhet të rrahë vetëm për ngjyrat e Shqipërisë. Nuk e mendoj se Durmishaj e bëri këtë zgjedhje për para apo për t’u transferuar diku tjetër falë asaj Kombëtare.

Shqipëria nuk është më si 20 vite me parë dhe jam shumë i surprizuar. Unë kam thirrur për këto takime me U-21 edhe Vrushajn me Bullarin. Nuk mund ta besoj përshembull, që këta lojtarë të luajnë me Greqinë. A do të bëhet Greqia si kombëtare shqiptare?

Durmishaj më premtoi se nuk do e zgjidhte Greqinë. Në vitet e ardhshme ai nuk do të luajë më në atë kampionat. Ashtu si i ndodhi edhe Strakoshës. Por na duhet ta respektojmë zgjedhjen e tij. Pyetja ime është që ku do të shkojë Greqia me 10 shqiptarë në staf?

Imagjinoni që 3-4 futbollistë shqiptarë të jenë në fushë dhe Greqia të humbasë. Do të ishte katastrofë. Tifozët grekë nuk na duan ne në Kombëtaren e tyre dhe unë e di sesi na shohin ata. Sa i përket edhe njëherë Durmishajt, nuk e di nëse është vendimi i tij. Ai është vetëm 20 vjeç dhe ndikim të madh ka menaxheri dhe trajner”, u shpreh Bushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top