You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Alban Bushi ka një mesazh për prindërit e talentëve shqiptar

Alban Bushi ka një mesazh për prindërit e talentëve shqiptar

Ka nisur grumbullimi i ekipit Kombëtar Shpresa të udhëhequr nga Alban Bushi me një sërë mungesash dhe emrash të rinj, për shkak të kalimit të moshës, apo edhe për arsye të grumbullimit me ekipin Kombëtarë A.

Si rrjedhojë për edicionin e ardhshëm do të mungojnë të paktën 5 lojtarë si Ramadani, Abazaj, Ndoji, Manaj apo Selmani. Skuadra kombëtare shpresa do të zhvillojë 3 ndeshje miqësore, me Bosnjën më 28 qershor dhe më pas dy ndeshje me Bjellorusinë më 5 dhe 8 maj. Për këtë arsye ka rifilluar kërkimi i elementëve të rinj.

“Na kanë refuzuar shumë lojtarë sidomos nga Kosova”, thotë trajneri Bushi.

Kushti kryesorë i pranimit me sa duket është grumbullimi në kombëtaren e madhe A.

“Nuk me duket normale qe prindërit insistojnë të luajnë fëmijët e tyre me Kombëtaren A”, thotë trajneri.

Emri më i ri dhe më i lakuar i këtij grumbullimi është ai i Lindon Selahit, 19-vjecarit me origjinë nga Kumanova e Maqedonia. Lojtari i Standart Liezhit, nënkampiones së Belgjikës tregon zgjedhjen e tij që siç e thekson e ka bërë me zemër.

“Kam patur mundësi të luaj me Maqedoninë, Belgjikën, Kosovën dhe Turqinë. Por zgjodha me zemër”, u shpreh Selahaj.

Ai ka edhe një shembull tek kombëtarja kuqezi.

“Më pëlqen shumë Taulant Xhaka”, tregon futbollisti.

Top Channel

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top