You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Alban Bushi flet për sulmuesin e Olimpiakos: Ai është shqiptar, nuk ka pse shkon te Greqia

Alban Bushi flet për sulmuesin e Olimpiakos: Ai është shqiptar, nuk ka pse shkon te Greqia

Trajneri Alban Bushi është duke korrur disa rezultate pozitive rradhazi me Shqipërinë U-21. Madje prej andej janë duke dalë edhe shumë futbollistë me kualitete dhe të vlefshëm për Kombëtaren A. Në prononcimin për mediat gjatë ditës së sotme, Bushi ka folur më konkretisht për rastin e Bullarit.

Sulmuesi i  Olimpiakosi ka një prespektivë të madhe, por ka pasur interesimin e vazhdueshëm të Greqisë. Trajneri i kuqezinjve ka vendosur theksin në faktin se Bullari është shqiptar dhe nuk ka arsye për ndërrimin e zgjedhjes së tij.

“Broja dhe Bullari janë të brishtë për të shkuar te Kombëtarja A, është ende herët. Megjithatë ata mbeten vlerë për Shqipërinë e parë dhe mund të grumbullohen për eskperiencë. Bullari është shqiptar dhe nuk ka arsye përse të shkoj te Greqia. Kam folur me të dhe do të jetë për shumë gjatë pjesë e kuqezinjtë. E kam parë takimin e Kosovës U-21 ndaj Andorrës, por duhet të shohim më shumë veten. Tani të përgatitemi për ndeshjen e rradhës dhe të mos pësojmë gola aq të lehtë”, ka thënë Bushi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top