You are here
Home > Futboll Bota > Alavesh i çmendur…Alavesh! Ish-ekipi i De Biazit është i çudirave, “e mbyt gjahun” në fund

Alavesh i çmendur…Alavesh! Ish-ekipi i De Biazit është i çudirave, “e mbyt gjahun” në fund

Alaveshi ka përmbysur Vijarelin në ditën e sotme, duke e mundur me rezultatin 2-1 dhe duke vazhduar rivalizimin e përkohshëm me Barcelonën për titullin kampion. Ish-ekipi që më parë drejtohej nga De Biazi, renditet vetëm 1 pikë larg katalanasve, ndërsa deri tani është duke zhvilluar një sezon fantastik.

Por çudirat nuk kanë fund në këtë skuadër dhe mënyra sesi erdhi fitorja e sotme, ishte krejtësisht e veçantë. Borjan Baston u aktivizua në minutën e 93 të takimit, ndërsa vetëm në një minutë më vonë, arriti të gjente edhe golin e fitores.

I fundit ishte që mund të bënte befasinë, por Baston u kthye me të drejtë në heroin e takimit. Veçoritë e kësaj skuadre nuk ndalen këtu. Nëse marrim për bazë ndeshjet e këtij sezoni, Alaveshi realizon gjithmonë në minutat e fundit. Kështu, janë 5 rastet kur ky ekip shënon në ekstrem, duke përfshirë golat ndaj Valladolid, Vallecano, Getafe, Real Madrdi dhe tashmë me Villarealin. Tashmë Alaveshi ka të tjera halle në kampionat, Barcelona nuk duhet të shkëputet më tepër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top