You are here
Home > Kombëtarja > Ajeti kthehet te Torino, tashmë bëhet gati për një tjetër udhëtim

Ajeti kthehet te Torino, tashmë bëhet gati për një tjetër udhëtim

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti e ka mbyllur huazimin e tij te Krotone dhe tashmë do të rikthehet tek ekipi i Torinos, që zotëron edhe kartonin e tij.

I larguar si i padëshiruar nga trajneri Mihajloviç, futbollisti 25-vjeçar u largua për të pasur më tepër minuta te Krotone, atje ku nuk u vlerësua gjithmonë si një zgjedhje e parë. Megjithëse mbrojtësi i Kombëtares do të ketë mundësinë për të bindur trajnerin Mazarri mbi aftësitë e tij, shanset që Ajeti të qëndrojë në Torino janë relativisht të pakta.

Sipas “Iltorosiamonoi”, mbrojtësin shqiptar e favorizon mosha e tij e re, por për të projektohet një largim përfundimtar nga ekipi i Torinos, ndërsa sfida më e madhe e klubit italian është të mos e lëshojë lojtarin për më pak se 1 milionë e gjysëm euro, shifër e shpenzuar për të kur e morën nga Frosinone. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top