You are here
Home > Futboll Bota > Ajaksit do ia marrin thesarin shqiptar para syve, Chelsea dërgon skautë në Holandë

Ajaksit do ia marrin thesarin shqiptar para syve, Chelsea dërgon skautë në Holandë

Ajaksi do të përballet ndaj Herenvenit, në takimin e kampionatit që do të zhvillohet në datën 20 janar. Kjo sfidë do të jetë shumë vendimtare për thesarin shqiptar, Arbër Zeneli.

Ky i fundit është padyshim futbollisti më i mirë në Holandë, e nuk kishte sesi të mungonte interesi i gjigandëve europian. “Sky Sport” raporton se Chelsea ka dërguar skautë për këtë ndeshje, që si mision kanë për të vëzhguar më nga afër Zenelin.

Sulmuesi i Kosovës do e priste krahëhapur një ofertë nga klubi i njohur anglez, por përpara se të nisin tratativat, duhet të lihet një përshtypje e mirë ndaj Ajaksit. Faktikisht, këta të fundit e kanë shprehur prej kohësh për të transferuar Zenelin në ekipin e tyre, ndërsa tani mund t’ia marrin piketimin e merkatos përpara syve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top