Agolli mbetet jashtë kompeticioneve evropiane, Qarabag mposhtet sërish…

Aventura në Champions League për kapitenin kuq e zi do të zgjasë maksimumi edhe vetëm për një ndeshje. Një rrugëtim i shkurtër dhe mjaft i vështirë për skuadrën e Azerbaxhanit që nuk mundi ta finalizonin në një mënyrë më pozitive.

Në përballjen e sotme Qarabag është mposhtur me rrezultatin e thellë 0-4 nga londinezët e Chelsea. Blutë e Londrës e kanë pasur tepër të lehtë arritjen e këtij rezultati me goleadë pas daljes me karton të kuq të një prej mbrojtësve të Qarabag.Njësoj si ndeshjen e parë që përpundoi 6-0 në Angli edhe këtë herë të besuarit e Contes nuk i kursyen golat ndaj skuadrës modeste të Agollit. 

Për kapitenin e kombëtares sonë kanë qenë në dispozicion 90′-të minuta të plota. Gjatë zhvillimit të ndeshjes Agolli ka bërë një paraqitje goxha të mirë duke thyer kundërshtarin në 3/4 rastet për duel anësor. Ndërsa në pasimet e dhuruara kryeqytetasi rezultoi të jet i saktë në afro 90% të tyre. Me gjithë përpjekjet e mundëshme skuadra azere qendronte e dobët ndaj teknikës londineze. 

Në pamje të parë është thuajse e pamundur që Agolli të marrë pjesë në ndonjë nga kompeticionet evropiane. Pasi tashmë edhe Europa League rruhet me fanatizëm nga Atl.Madrid dhe Roma. Ndërsa për Chelsea kjo ishte ndeshja që i siguroi zyrtarisht pjesmarrjen në Champions. Grupi mjaft i vështirë për kampionët e Azerbaxhanit që këtë vit duhet të mjaftohen vetëm me prezencën.
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

About the author