You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Afërsia e madhe me Grezdën dhe mesazhi për Kosovën, Zvicra e rrezikon shumë Kamberin

Afërsia e madhe me Grezdën dhe mesazhi për Kosovën, Zvicra e rrezikon shumë Kamberin

Florian Kamberi mbetet një tjetër futbollist shqiptar që ka vëmendje të madhe në Skoci. Në 31 ndeshje të luajtura derimë tani me Hibernianin, ka arritur të shënojë 11 gola dhe të jap 6 asist. Por nuk janë vetëm këto statistika më të rëndësishmet.

Ajo që vlen për t’u theksuar më së shumti është fakti që Kamberi është një tip i veçantë i sulmuesit që Shqipëria nuk e zotëron aktualisht. Përpos nuhatjes së madhe për të gjetur rrjetën, ky lojtar mund të dribloj lehtësisht kundërshtarët dhe ka mendjen e një mesfushori gjeni, për të krijuar golin.

Prej disa kohësh është parë afërsia e tij e madhe me Eros Grezdën, ndërsa të dy lojtarët shqiptarë kalojnë një pjesë të madhe të kohës në Skoci. Gjithsesi nëse një bashkim me kuqezinjtë nuk ka ardhur deri tani, kjo ka qënë për vetë dëshirën e lojtarit. Ndërkohë që Kamberi nuk ka harruar të urojë edhe Kosovën për festën e Pavarësisë. Zvicra e rrezikon jo pak këtë futbollist, që deri tani ka luajtur vetëm me grupmoshat e helvetëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top