You are here
Home > Kombëtarja > AEK e largoi sapo zgjodhi Shqipërinë, Hajdari: Nuk jam fëmijë, në Greqi ka disa gjëra të çmendura…Ballkani

AEK e largoi sapo zgjodhi Shqipërinë, Hajdari: Nuk jam fëmijë, në Greqi ka disa gjëra të çmendura…Ballkani

Tashmë Astrit Hajdari është kthyer në qëndër të vëmëndjes në mediat greke. Lojtari dëshiron të largohet nga ekipi i AEK për shkak të mos aktivizimit të tij, duke qënë shumë pak prezent në fushën e blertë.

Hajdari ka dhënë një intervistë për median “Gazzetta.gr”, ku tregon të gjithë situatën e tij që po kalon tek skuadra e AEK. Shpesh herë në media është shfaqur pakënaqësia e lojtarit për mos aktivizimin e tij. Në intervistë, Astriti është shprehur se ai nuk është një fëmijë që të mos pranojë kritika. Kujtojmë që shpeshherë, lojtari me origjinë shqiptare është kritikuar shpesh për lojën e tij në ato pak minuta të aktivizuara dhe gjithashtu për rendimentin e tij të ulët. Kjo sidomos pasi ky futbollist zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë, e duke nisur nga ai moment stoli filloi të bëhej vendi i preferuari i tij.

Mesfushori 28-vjeçar u shpreh se do që të lërë pas të shkuarën dhe se nuk e ndryshon dot më atë. Ai shton se është i vetëdijshëm për rezultatet dhe rendimentin e tij të ulët, por nuk priste një reagim kaq të ashpër nga njerzit kundrejt tij. Hajdari shtoi se është i vetëdijshëm për këto reagime, pasi luan në një shtet të Ballkanit dhe se këto gjëra ndodhin vetëm në Ballkan dhe jo në ndonjë vend tjetër.

“Unë nuk jam një fëmijë, unë mund të pranojë kritika. Nuk mund të pretendoj çfarëdo që të ndodhi, tashmë është bërë dhe nuk e kam problem. Dua të lë pas atë që ka ndodhur. Unë do të jem gjithmonë i vetëdijshëm se rezultatet nuk ishin të mira dhe njerzëit janë të zemëruar.

Kjo gjë ka patur edhe tensione, por siç e thashë, për mua ska asnjë problem. Në vende si Greqia ka shumë gjëra të ndryshme që nuk mund t’i hasni as në Belgjikë, Angli ose Suedi. Nuk mund të mendojë për ndonjë gjë specifike, un thjesht i referohem gjërave që karakterizojnë Ballkanin. Nuk arrij ta kuptojë, por mua personalisht nuk më kanë bërë përshtypje, pasi edhe unë kanë një origjinë nga Ballkani”, ka përfunduar Hajdari. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top