Abrashi fiton “derbin” ndaj Rashicës

Java e 23 e kampionatit gjerman ka sjell në një përballë skuadrën Freiburg dhe atë të Verder Bremen. Skuadra vendase ka fituar me rezultatun minimal 1-0 duke iu larguar gjithmonë e më tepër zonës së rrezikshme. Armir Abrashi po kalon javë të mira me ekipin e Freiburgu.

Në gjashtë ndeshje mesfuahori i kombëtares sonë ka grumbulluar 10 pikë duke i marrë rezultate edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë si Lajpzig(2-1) dhe Dortmund(2-2). Në këtë takim veç të tjera ishte një përballje shqiptaro-kosovare mes dy lojtarëve me të njejtën etni. Verder Bremeni në merkaton e janarit afroi sulmuesin e talentuar Milot Rashica.

Futbollisti 21-vjeçar luajti vetëm 17-të minuta në takimin e sotëm duke mos pasur kohën e mjaftueshme. Nga ana tjetër Abrashi luajti një 90-të minutësh të plotë kurse në minutën e 35, mesfushori, u ndëshkua me karton të verdhë. Pas 23 javëve Freiburg ndodhet në vendin 13-të me 28 pikë ndërsa Verderi i Rashicën vuan mbijetesën në vendin e 15-të me vetëm 23 pikë.

Armend Pire/ SHQIPËRIA.CH

About the author