You are here
Home > Kombëtarja > Abrashi e bën shkëputjen me ndeshje të parë, gjermanët: Shembullor dhe i domosdoshëm!

Abrashi e bën shkëputjen me ndeshje të parë, gjermanët: Shembullor dhe i domosdoshëm!

Fundjava që lamë pas, mund të themi se ishte një nga javët më pozitive të shqiptarëve. Më në fund është rikthyer nga dëmtimi edhe legjionari i Kombëtares tonë, Amir Abrashi. Pas një mungese të tij për afro 11 muajsh, rikthehet të luajë me skuadrën e tij të Freiburgut, në sfidën ku këta të fundit kishin kundër Shalke 04, ndeshje e përfunduar me rezultatin 0-0.

Pas çdo përballje, mediat e ndryshme japin vlerësimet e tyre rreth paraqitjeve të skuadrave, por veçanërisht të lojtarëve. E përditshmja gjermane “Badischezeitung.de”, nuk mund të linte pa komentuar në mënyrë pozitive edhe lojtarin shqiptar.

“Është rikthimi i Bundesligës së tij pas një ndërprerje të gjatë dëmtimi dhe është i motivuar, por gjithashtu i vrullshëm. Angazhim shembullor me kontrollin shumë të mirë dhe të domosdoshëm të topit”, shkruante media gjermane për Abrashin, që bën menjëherë shkëputjen sa i përket nivelit të treguar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top