You are here
Home > Futboll Bota > Abazaj dhe sërish…Abazaj! Shënon dopietë me Anderlehtin, Kristali si kurrë më parë

Abazaj dhe sërish…Abazaj! Shënon dopietë me Anderlehtin, Kristali si kurrë më parë

Një moment aspak i mirë në karrierën e tij ky për Kristal Abazajn. Futbollisti shqiptar bëri një kalim të madh, teksa nga Luftëtari iu bashkua Anderlehtit.

Sigurisht që ambientimi do të ishte i vështirë dhe Kristali ynë do të haste pengesa, aqsa ende nuk e ka bërë debutimin me ekipin e parë. Gjatë kohëve të fundit, Abazaj po tregon pak nga vlerat e tij me rezervat e Anderlehtit, për të pritur një ftesë nga trajneri i ekipit të parë.

Rezervat e ekipit të njohur belg kanë luajtur ndaj Waasland, në ndeshjen që është mbyllur me rezultatin 4-2. Goli i dytë ka ardhur pikërisht nga Kristal Abazaj, që ka shënuar fillimisht në minutën e 43, për t’i dhënë sërish avantazhin skuadrës së tij.

Nuk është ndalur me kaq, futbollisti i Kombëtares ka arritur të shënojë edhe në minutën e 78, për ta mbyllur me dopietë këtë takim dhe për t’i dhënë sinjalin drejtuesve, se nuk duhet të largohet në merkaton e janarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top