You are here
Home > Futboll Bota > A është tani momenti? Malaga nuk ndryshon me Keidi Baren, kërkohet më shumë se stërvitja

A është tani momenti? Malaga nuk ndryshon me Keidi Baren, kërkohet më shumë se stërvitja

Duket se Keidi Bare ende nuk po gjen qetësinë e duhur tek klubi i tij i ri. Menjëherë pasi u bashkua me skuadrën spanjolle të Malagës, ai u dërgua tek ekipi i tyre i dytë, për arsyen që të rifitonte formën e tij më të mirë. Shpeshherë Bare është thirrur nga trajneri i tij edhe me ekipin e parë, por vetëm për t’u stërvitur dhe asgjë më shumë.

Malaga është një nga ekipet që aktualisht ndodhet në ligën e dytë të kampionatit spanjoll dhe këtë sezon është një potencial serioz për t’u ringritur në “La Liga”. Mediat spanjolle bëjnë me dije se trajneri i Malagës, Muniz, e ka thirrur sërish Baren që të bashkohet me ekipin e parë. Ditën e djeshme 21-vjeçari është parë i qetë gjatë seancës stërvitore, por ende nuk dihet nëse lojtari fierak do t’i bashkohet ekipit për ndeshjen e kampionatit.

Ditën e dielë Malaga ka një transfertë të vështirë në kampionat, atë përballë Zaragozës dhe i gjithë vështrimi i tifozëve ngelet te Keidi Bare, te një lojtar që premton aq shumë me të ardhmen e tij, megjithëse po përballet me një sjellje të pakuptueshme në Spanjë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top