You are here
Home > Futboll Bota > A do ta humb Botërorin Mo Salah, përgjigjet stafi i skuadrës angleze

A do ta humb Botërorin Mo Salah, përgjigjet stafi i skuadrës angleze

Një duel me Sexhio Ramos i ka kushtuar shumë shtrenjtë Mohamed Salah. Futbollisti egjiptian la i dëmtuar në shpatull fushën e lojës gjatë finales së Ligës së Kampioneve mes Liverpul dhe Real Madrid e me sa duket, ai dëmtim do t’i kushtojë edhe Botërorin një prej emrave që priteshin më me entuziazëm në aktivitetin që fillon pas vetëm dy javësh.

Sipas informacioneve të para, Salah ka nxjerrë shpatullën, një dëmtim i cili nuk e lejon atë të luajë gjatë muajit të ardhshëm, pasi do t’i duhen shuëm ditë pushim absolut.

Futbollisti shkoi menjëherë në spital pasi mbaroi pjesa e parë e ndeshjes, për të bërë disa teste dhe për të mësuar nëse ka ndonjë shans sado të vogël që ai të udhëtojë drejt Rusisë por sinjalet nga stafi i skuadrës angleze nuk janë shumë optimiste. Ndaj Botërori mund të ketë humbur sot një prej yjeve që priteshin më me entuziazëm nga tifozët. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top