You are here
Home > Kombëtarja U-21 > 5 gola në javën e fundit, Broja me shumë krenari: Jam nga Malësia e Madhe, prej Kamice

5 gola në javën e fundit, Broja me shumë krenari: Jam nga Malësia e Madhe, prej Kamice

Armando Broja, ky është futbollisti që mban kryefjalën e kësaj kohe. Në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në këtë javë, sulmuesi i Chelseat ka realizuar 5 gola dhe dhënë 1 asist. Në dy takimet e fituara me Kosovën, kur luajti me Shqipërinë U-19, Broja do të realizonte 3 gola dhe dhuronte 1 asist.

Në kushte emergjence dhe të disa mungesave, trajneri Alban Bushi i dërgoi ftesën për ta marrë te U-21 në takimin miqësor ndaj Uellsit. Në pjesën e dytë u aktivizua, ndërsa në minutën e 48 dhe të 58, do të gjente dopietën.

Më shumë se kaq? Sigurisht që nuk kishte! Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në Kuvendin e Shqipërisë, Manjola Azizaj, tregon edhe krenarinë e madhe që Broja ka për prejardhjen publikisht: “Armando, zemër nga je ti?, i thashë me të qeshur. Prej Malësisë së Madhe, prej Kamice”, ishte përgjigja e lojtarit që nuk e ka çuar ndërmend të luajë me dy porta me Shqipërinë, pavarësisht kualitetit të jashtëzakonshëm që zotëron. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top