You are here
Home > Futboll Bota > 4yearchallenge/ Historia e rrallë e Grezdës dhe Barisic, klubi i ri i shqiptarit mësohet fare lehtë

4yearchallenge/ Historia e rrallë e Grezdës dhe Barisic, klubi i ri i shqiptarit mësohet fare lehtë

Në një kohë që një nismë e re, “10yearchallenge”, ka pushtuar rrjetet sociale si për të treguar ndryshimet e njeriut ndër vite, nuk mungojnë edhe ironitë. Shpeshherë njerëz të ndryshëm shfaqin foto të njëjta, si për të treguar se ndonjëherë koha mund të lëviz vetëm si numër, pasi gjithçka tjetër ngelet në vend.

Ashtu si edhe në rastin e Eros Grezdës me Borna Barisic. Megjithëse në këtë rast, do të ishte më e saktë të thuhej “4yearschallenge”. Këta futbollistë janë njohur së bashku në vitin 2015, tek Lokomotiva e Zagrebit. Në vitin 2016, mbrojtësi kroat i krahut të djathë, do të niste një aventurë të re te Osijek.

Nuk kaloi as një vit, ndërsa Eros Grezda i bashkohet gjithashtu kësaj skuadre. Të dy futbollistët kanë qenë së bashku në një skuadër. Rastësia dhe e pazakonta vazhdon, teksa Barisic do t’i lëvizte për në Skoci, atje ku do t’i bashkohej Rangersit.

Disa ditë mund të numërohen, derisa vjen edhe lajmi se Grezda është zyrtarizuar në Skoci me skuadrën e Rangersit. “E kemi nisur njohjen dhe miqësinë tonë, që te Lokomotiva, ku u bëmë shokë të ngushtë. Vazhduam te Osijeku ku u forcuam edhe më shumë, e tani te Rangersi. Kur Barisic shkoi te klubi skocez, u kishte folur në lidhje me aftësitë e mia”, do të shprehej pak muaj më parë futbollisti i Shqipërisë.

Tashmë gjërat janë të qarta, kemi garancinë e qëndrimit të Grezdës te Rangersi. Sigurisht, për sa kohë nuk ndodh surpriza e madhe. Sepse tani është fare e lehtë të mësosh klubin e re të lojtarit shqiptar, mjafton vetëm të shohim se ku do të lëviz mbrojtësi kroat. Për momentin, Barisic vazhdon të jetë pjesë e gjigandëve skocez. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top