Vetëm dy sportistë shqiptarë do të na përfaqësojnë në Korenë e Jugut

Presidenti Ilir Meta i dorëzoi flamurin kombëtar ekipit shqiptar pjesëmarrës në lojërat olimpike dimërore te cilat do te zhvillohen ne Kore te Jugut, duke nisur nga 9 shkurti.Shqipëria do te përfaqësohet ne këtë aktivitet nga dy skiatoret Suela Mehilli dhe Erion Tola. Ne fjalën e tij kreu i shtetit nënvizoi se këto lojëra duhet te shërbejnë qe ne Shqipëri te promovohen me shume sportet dimërore, pasi vendi ynë ka një pozicion shume te favorshëm gjeografik.Me këtë rast, kreu i shtetit dha këtë mesazh përmes faqes së vet zyrtare në Facebook:

“Të dashur miq, kisha sot privilegjin t’i dorëzoja flamurin kombëtar Ekipit Olimpik Shqiptar, që do të na përfaqësojë në “Lojrat Olimpike Dimërore 2018”, në Korenë e Jugut. Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart në këtë aktivitet sportive”.

About the author