Strakosha “e kap” me ekipin: “Mjaft më”

Suksesi nuk do të thotë përsosmëri. Të paktën kështu mendon gardiani i portës shqiptare, Thomas Strakosha. Edhe pse Lacio nuk po ndalet asnjëherë, shqiptari është i pakënaqur nga fakti që vazhdon të pësojë.”Më ka ardhur në majë të hundës (u lodha) duke pësuar gol çdo ndeshje. Synimi primar për ne do të jetë që në çdo ndeshje të evitojmë pësimin e golave”, është shprehur fillimisht Strakosha për “Lazio Style Channel”.

Më pas gardiani kuqezi ka vënë theksin te forca sulmuese: “Nëse e bëjmë diçka të tillë, kam besim se mund të triumfojmë në çdo ndeshje”.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author