Berat Xhemshiti, sa pranë mrekullisë ndaj Juventus

Benevento e Berat Xhemshitit dhe Ledian Memushajt, duket se e ka prerë që tani biletën për në Serinë B.Në gjithë këto javë të zhvilluara kampionati, Benevento mban vendin e fundit të renditjes me 0 pikë.Ndeshja e sotme ndaj Juventusit ishte një mision i pamundur për ta bërë sefte, megjithëse i’u afruan më shumë se kurrë.

Kampionët e Italisë vuajtën më shumë nga çfarë parashikuan në të vërtetë teksa fitojnë me përmbysje, 2-1 në “Juventus Stadium”.Berat Xhemshiti e ka nisur nga minuta e parë lojën teksa në skemën me 3 qëndror, një vend në formacion i’u besua edhe shqiptarit i cili nuk zhgënjeu në këtë ndeshje delikate.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author