Taulant Xhaka frikëson kundërshtarët

Taulanti njihet për shpirtin e tij luftarak që transmeton në fushën e lojës. Në mbremje mesfushori kuq e zi do të përballet me gjigantët anglez të Manchester City në “Ligën e Kampioneve”. Por ajo që ka entuziazmuar së tepërmi tifozët ka qenë një foto e publikuar nga vet lojtari. Taulant Xhaka në profilin e tij në facebook ka bërë publike një foto mjaft interesante.Në foto shkruhet: “Nëse e takon Taulant Xhakën pranë fushës, ai është me të vërtetë i gatshëm për një magji, por kur vjen puna për të punuar në publik, ai është i turpshëm. Intervistat e bëjnë atë të djersi, ai përgjigjet në shesh, ku ai shndërrohet në një person krejtësisht të ndryshëm.

Ashtu si Hulk, ai papritmas dominohet nga temperamenti, shpërthimi, guximi, egërsia dhe fuqia. Prandaj Man.City duhet të jetë i kujdesshëm. Për herë të parë, Hulk është transformuar, Xhaka është e vështirë për t’u ndaluar”.Në një vëzhgim të thjeshtë mund të pranojmë që Xhaka vërtet në fushë është mjaft i fortë dhe tepër energjik po aq sa Hulk kur përballej me kundërshtarët e tij. A thua vallë të jetë një mesazh ky për Guardiolën dhe të besuarit e tij?

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply